Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e kufizimin që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ai e ka vlerësuar si “të rëndë” situatën epidemiologjike në vend.
“Beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e kufizimin që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ai e ka vlerësuar si “të rëndë” situatën epidemiologjike në vend. “Beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. Më herët, kryeministri tha se ka biseduar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likajn, për skenarët e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai tha se janë pajtuar që të përgatiten protokollet se si do të veprohet në cilëndo situatë të skenarëve të paraparë. “Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinionin se si duhet të veprohet në cilëndo situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19”, ka thënë Hoti. Cilët janë skenarët për fillimin e vitit shkollor? Skenari A parasheh mësim me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Masat mbrojtëse janë mbajtja e maskave, respektimi distancës dhe mbajtja e higjienës personale. Skenari B ka të bëjë me rikthimin e pjesshëm (mësimi i kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë). Në këtë alternativë, prioritet janë klasat 1 deri 5, ku parashihet që numri maksimal në klasë të jetë 10 nxënës, orari i shkurtuar dhe mësim plotësues online. Kurse skenari C parasheh mësimi nga distanca nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik. Situata epidemiologjike në Kosovë Trendi i shifrave të larta të vdekjeve, krahasuar me numrin e popullsisë, po vazhdon tash e disa javë, përkundër masave kundër pandemisë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, siç është ndalimi i tubimeve, mbajtja e maskës dhe distancës fizike si dhe një kufizim i lëvizjes në disa komuna. Të enjten janë konfirmuar edhe 11 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga muaji mars ka arritur në 365. Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike (IKSHPK ) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka testuar 521 mostra dhe si rezultat 205 persona kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.795. Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6.411 persona. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë: 4.019.Më herët, kryeministri tha se ka biseduar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likajn, për skenarët e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai tha se janë pajtuar që të përgatiten protokollet se si do të veprohet në cilëndo situatë të skenarëve të paraparë.
“Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinionin se si duhet të veprohet në cilëndo situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19”, ka thënë Hoti.
Cilët janë skenarët për fillimin e vitit shkollor?
Skenari A parasheh mësim me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Masat mbrojtëse janë mbajtja e maskave, respektimi distancës dhe mbajtja e higjienës personale.
Skenari B ka të bëjë me rikthimin e pjesshëm (mësimi i kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë). Në këtë alternativë, prioritet janë klasat 1 deri 5, ku parashihet që numri maksimal në klasë të jetë 10 nxënës, orari i shkurtuar dhe mësim plotësues online.
Kurse skenari C parasheh mësimi nga distanca nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik.
Situata epidemiologjike në Kosovë
Trendi i shifrave të larta të vdekjeve, krahasuar me numrin e popullsisë, po vazhdon tash e disa javë, përkundër masave kundër pandemisë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, siç është ndalimi i tubimeve, mbajtja e maskës dhe distancës fizike si dhe një kufizim i lëvizjes në disa komuna.
Të enjten janë konfirmuar edhe 11 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga muaji mars ka arritur në 365.
Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike (IKSHPK ) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka testuar 521 mostra dhe si rezultat 205 persona kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.795.
Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6.411 persona.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë: 4.019.