Nesër në ora 10:30 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në rend të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik, që ishin votimi i propozim-rezolutës së Vetëvendosjes lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, e po ashtu edhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga PDK-ja.
Do të bëhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, të propozuara nga VV-ja.
Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, propozim i mbështetur nga shtatë deputet tjerë.
Nga ora 11:00 di të nisë seanca e re plenare e Kuvendit e që në rend të dite do të ketë: deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e shtatë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni, propozimi i VV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.