Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Pandemia me koronavirusin COVID-19 po vazhdon të përhapet në Kosovë. Tash e disa ditë numri ditor i të infektuarve kalon mbi 200. Ndërsa edhe numri i vdekjeve është shtuar.

Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë 9.274 persona nga 38.342 të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë IKSHPK-ja vazhdon të apelojë për respektimin e masave kundër Covid-19.