Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ekonomia e këtij shteti është tkurrur në një rekord prej 20 për qind në periudhën prill-qershor, kur masat e izolimit për shkak të koronavirusit kanë qenë më të ashprat.

Një ekonomi konsiderohet se është në recesion nëse tkurret për dy çerekë të njëpasnjëshëm.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe.

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet e gjashta për nga madhësia në botë.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka thënë se ka pasur shenja për rimëkëmbje në muajin qershor, kur rritja e bruto-prodhimit të brendshëm është rritur për 8.7 për qind në krahasim me muajin maj.

Kësaj rritjeje është thënë t’i ketë kontribuuar lehtësimi i masave të izolimit.