Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë u miratua plani i punës.
GP i Lidhjes Demokratike, ka njoftuar përmes Facebook-ut dhe ka thënë se aty morën pjesë deputetja Doruntinë Maloku dhe deputetët Shkumbin Gashi e Fidan Rekaliu.
“Po ashtu, deputetja Doruntinë Maloku kërkoi që të mos punohet me tendenca dhe palët të betonohen në pozicione por, të punohet për të gjetur rezultate reale e të vërteta”, thuhet në njoftim.