Murati: 160 mijë qytetarë do të marrin nga trusti vetëm nga 8 euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka thënë se qeveria ka proklamuar rimëkëmbje ekonomike me tri çështje.

“E para është fondi për garantim të kredive, e dyta tërheqja e 10% nga Trusti pensional dhe e treta të tërhiqen paratë e AKP-së. Në përgjithësi nuk mund të themi se me këto tri gjëra mund të bëjmë rimëkëmbje ekonomike”, tha Murati në RTV Dukagjini.

Murati thotë se qeveria në pamundësi të gjejë zgjidhje kreative për të ndihmuar të varfrit po jep 10% të fundeve të trustit e që janë vet para të qytetarëve, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

“Personat që kanë para në trust janë zakonisht ata që kanë paga shumë të larta. I pashë sot tabelat ku 160 mijë persona kanë trust rreth 80 euro e që ata mund të tërheqin vetëm tetë euro. Shumica absolute nuk marrin më shumë se 100 euro”.

Deputeti i Vetëvendosjes fajëson LDK-në për vonesën e pagesës së pjesës së dytë të pagave.

“Kjo po ndodh për shkak të rrëzimit të qeverisë Kurti. Po të mos kishte ndodhur ai veprim tashmë do të ishin kryer pagesat”, tha ndër të tjera Hekuran Murati./