Në mungesë kuorumi anulohet mbledhja e komisionit hetimor për pandeminë

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhjen e sotme pritej të shqyrtohej plani operativ i punës së këtij komisioni.

Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës se seriozitetit të deputetëve për hetim të menaxhimit të pandemisë është anuluar mbledhja e sotme, raporton KP.

Reklama e sponzorizuar