Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës 25 pacientë të shtrirë me COVID-19 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, e tre që janë në gjendje më të rëndë, janë me maskë CPAP, thuhet në raportin 24-orësh të Spitalit.
Në këtë spital janë duke u trajtuar 49 pacientë për COVID-19, 27 janë të konfirmuar pozitivë e të tjerët në pritje të rezultateve dhe testimeve. Nga stafi shëndetësor të infektuar janë një mjek, 13 infermierë dhe një anëtar i stafit teknik.