Sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe FMN, në vitin 2024, vendet aziatike pritet të përbëjnë shumicën e 5 vendeve më të mëdha në botë për nga fuqia ekonomike, duke tejkaluar kështu vende të fuqishme të Evropës.
Rritja ekonomike e Kinës ka qenë e madhe që nga vitet 1990, ndërsa India dhe Indonezia, së fundi, kanë hyrë në 10 vendet e ekonomive më të mëdha në botë dhe pritet të arrijnë në vendin e tretë dhe të pestin deri në vitin 2024.
Japonia, një ekonomi e qëndrueshme, pritet të ngjitet në vendin e 4-të në vitin 2024, ndërsa Rusia në vendin e 6-të.
Rritja e klasës së mesme në Azi është një nga arsyet e këtij ndryshimi në GDP-në e vendeve aziatike.
Mirëpo, ekonomitë e këtyre vendeve parashikohet të përballen edhe me probleme. Shembull, Kina pritet të përballet me problemin e plakjes së popullsisë, gjë që pritet të ndikojë në rënien e konsumit.
Indonezia, së bashku me Filipinet dhe Malajzinë, pritet të kenë rritje të fuqisë punëtore, e cila do të ndikojë në rritjen e të ardhurave mesatare për kokë banori.
Marrë nga: World Economic Forum
Përktheu: Buletini Ekonomik