Ligji për Pandeminë, të martën u publikua në Gazetën Zyrtare, ndërsa nga sot, shkelësit e tij mund të dënohen në bazë të asaj që parashihet aty.
Në këtë ligj, të njohur me emrin zyrtar si Ligj për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, parashihet rregullimi i anës ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Në ligjin e iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e të votuar pas shumë debatesh nga deputetët, janë të saktësuara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se bien ndesh me ligjin.
Më e vogla është 35 euro, ajo për personat fizikë për mosmbajtjen e maskës dhe distancës fizike, ndërsa më e larta 2.000 euro, për personat juridikë.
“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”, thuhet në nenin 25, pika 1 të Ligjit për Pandeminë.
Me nga 500 euro, parashihet të gjobiten ata që nuk respektojnë karantinën, si dhe personat juridik që nuk krijojnë hapësirën për distancë fizike.
Ligjin e plotë mund ta lexoni këtu: