OBSH: Pandemia mund të marrë fund brenda dy vjetësh

Shefi i Organizatës Botërore për Shëndetësi shpreson se pandemia e koronavirusit do të marrë fund brenda dy vjetësh.

Në një konferencë për media, Tedros Gebregjesus, ka thënë se gripi spanjoll në vitin 1918 zgjati dy vjet, mirëpo shkaku i përparimeve në teknologji bota mund të ndalë virusin në një periudhë edhe më të shkurtë, transmeton KOHA.

Nga virusi spanjoll në vitin 1918 humbën jetën 50 milionë njerëz.

Reklama e sponzorizuar

Koronavirusi deri më tani ka lënë të vdekur 800 mijë njerëz dhe ka infektuar 22 milionë të tjerë.