Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), tregtia e mallrave botërore ka shënuar një rënie historike në tremujorin e dytë të këtij viti.
Barometri i tregtisë së mallrave i OBT-së, një matës i trendit në kohë reale për tregtinë, tregon një rënie tremujore prej 14 për qind në vëllimin e tregtisë së mallrave globale.
Treguesit e tjerë për masën tremujore tregojnë për ngritje të pjesshme të tregtisë globale dhe prodhimit në tremujorin e tretë, por OBT thekson se forca e ndonjë rimëkëmbjeje mbetet shumë e pasigurt.
OBT shtoi se një trajektore për rimëkëmbje në formën L, në vend të formës V, nuk mund të përjashtohet.
“Statistikat e muajit qershor të OBT-së nënkuptojnë një rënie prej 14 për qind të vëllimit të tregtisë së mallrave globale midis tremujorit të parë dhe të dytë të këtij viti. Ky vlerësim, së bashku me leximin e ri të barometrave të tregtisë së mallrave, sugjeron se tregtia globale në vitin 2020 po evoluon në përputhje me më pak pesimizëm të të dy skenarëve të përshkruara në parashikimin e OBT-së për muajin prill”, tha OBT.
OBT theksoi se sipas parashikimeve, “vëllimi i tregtisë së mallrave këtë vit do të kontraktohet me 13 për qind në krahasim me vitin 2019”.
Leximi aktual i barometrit prej 84.5 pikësh është 15.5 pikë nën vlerën fillestare të indeksit prej 100 pikësh si dhe 18.6 pikë më poshtë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Leximi është më i ulëti në rekord në të dhënat nga viti 2007 dhe po ashtu edhe me rënien e krizës financiare të viteve 2008 dhe 2009.
OBT theksoi se masa e saktë e rënies së tregtisë mund të konfirmohet vetëm më vonë këtë vit kur të dhënat zyrtare të vëllimi të tregtisë nga muaji prill deri në qershor do të jenë të disponueshme.
OBT tha se të gjithë indekset e përbërësve të barometrit mbeten shumë poshtë nga trendi, me shumë regjistrime të ulëta historike, pavarësisht asaj se disa kanë filluar të stabilizohen.
Indekset për produktet automobilistike (71.8) dhe për transportin ajror (76.5) janë shumë më keq që nga viti 2007, përderisa transporti i kontejnerëve (86.9) po ashtu mbetet thellësisht i brengosur.