Agim Bahtiri një ndër kryetarët më të pasur, Qëndron Kastrati një ndër më të “varfrit”.
Dy vetura luksoze i posedon kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Bahtiri, përveç këtyre dy veturave të cilat i ka deklaruar si dhuratë nga fëmijët e tij, posedon edhe prona të tjera.
Rreth 8 milion euro është pasuria e tij familjare të cilën e ka deklaruar në Agjencinë kundër korrupsionit, e ku pjesën më të madhe të kësaj pasurie, e mbulon një tokë mbi 17 hektarë, e cila ka vlerë plotë 6 milion e 250 mijë euro.
Të pasur janë edhe kolegët e tij, nga pjesa veriore e Kosovës.
Srxhan Vulovic, kryetar i komunës së Zubin Potokut, ka deklaruar pasuri mbi 1 milionë euro, ku, 172 mijë euro i ka të depozituara në bankë.
Pasuri rreth 2 milionë e 500 mijë euro ka deklaruar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Pjesën më të madhe e ka nga pasuria e paluajtshme edhe atë e ka deklaruar në emër të prindit të tij.
Ndërkohë, në listën e kryetarëve milionerë të komunave bëjnë pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës si dhe ai i Gjilanit.
Ky i fundit, ka deklaruar një pasuri familjare mbi 2 milionë euro, ku mbi 1 milionë kanë vlerë vetëm tokat që i posedon.
As kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci nuk qëndron më keq sa i përket pasurisë.
I pari i Drenasit posedon mbi 270 mijë metra katrorë tokë, si pasuri të paluejtshme familjare.
Ndërkaq, përveç tokave, i pari i drenasit, shihet të jetë edhe marakli i orëve, ku vetëm dy nga to kanë vlerë 12 mijë euro.
Ndërkohë, si një kryetar modest nga ana e pasurisë shihet të jetë kryetari i komunës së Kamenicës.
Qëndron Kastrati ka deklaruar vetëm 13 euro si para të gatshme në bankë, ku 9 euro i ka të ruajtura në Kamenicë ndërsa 4 në Prishtinë.
Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, pasuria e të parit të Kamenicës, vetëm sa i është zvogluar, ku në vitin 2019 kishte plot 35 euro të ruajtura në bankë.
Ajo që bie në sy është që paratë e ruajtura në bankë në Prishtinë, nuk i ka prekur fare.
E para të ruajtura që nuk kanë deklaruar në bankë janë 11 kryetarë komunash.