Për 4 javë, 1.755 kosovarë me COVID-19 hynë në Gjermani

Numri i mërgimtarëve me COVID-19, që janë kthyer në Gjermani, është rritur.

Gjithsej 1.755 kosovarë të infektuar me COVID-19 kanë hyrë në Gjermani në katër javët e fundit, është bërë e ditur nga të dhënat e institutit gjerman që merret me përcjelljen e rasteve me koronavirus, “Robert Koch”, transmeton KOHA.

Sipas tabelës së këtij instituti gjerman, Kosova, me 1.755 raste radhitet në vend të dytë si shtet i mundshëm i infektimit me COVID-19, nga ata që janë kthyer në Gjermani.

Reklama e sponzorizuar

“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, fëmijët dhe personat e moshës së mesme kanë më shumë gjasa të infektohen, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch” të javëve 30 deri më 33, të cilit i është bashkëngjitur edhe tabela.

Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë në tabelë është Turqia me 1.134 raste, Kroacia me 786 dhe Bullgaria me 322.