Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj, ka thënë se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të testohen për COVID-19 edhe në laboratore private.
Kështu ka bërë të ditur ajo në Klan Kosova, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në zbritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19.
“Unë jam konsultuar këto ditë me ministrin Armend Zemaj që ne të shtojmë kapacitet e testimeve – kjo do të ishte një prej mundësive që infektimet të janë shumë më ta pakta sepse një qytetar që ka simptoma dhe e bën testin brenda 3-4 orësh ai qytetar vetizolohet”.
“Tani është e pamundur që të bëjnë teste, kjo është ajo që vazhdimisht po kërkoj – pra të shtohet numri i testimeve”.
“Ne po presim sepse OBSH tani na ka premtuar se do të na dhurojë disa aparatura për teste, këto do të vendosen në qendra të tjera, do të jetë plus një në Prishtinë. Normalisht se qytetarët që kanë pasur kontakt me të infektuarit do ta kishin mundësinë që shumë shpejt ta bënin testin”.
“Tani kemi qytetarë që mund të jenë të infektuar dhe që mund ta bartin virusin tek të tjerët. Kjo do të ishte një mundësi për zvogëlimin e rasteve:.
“Ju e dini që kjo Qeveri po bën përpjekje që të licencojë laboratore private. Po është pak vonë, por që janë procedura që duhet të kalohen sepse ligji është mbi ne dhe ne duhet ta respektojmë atë”.
“Kam takuar Zemajn më ka dhënë disa detaje, besoj se javën e ardhshme do të mund të testohen qytetarët edhe në këto laboratoret private”.