Profesionet më të çuditshme në botë

Shpeshherë puna mund të bëhet e mërzitshme, mirëpo jo për të gjithë. Ka persona të cilët kanë një punë mjaft interesante dhe të çuditshme, po ashtu.

Gjumashi profesional është një prej punëve më të çuditshme që e praktikojnë finlandezët.

Një hotel në Finlandë punëson një anëtar të stafit si gjumash profesionist për të provuar rehatinë e shtretërve të tyre. Individi fle çdo natë në një nga shtretërit e hotelit dhe shkruan një përmbledhje për kënaqësinë e tij me secilin shtrat.

Reklama e sponzorizuar

Vëzhgues për tharjen e ngjyrës është një tjetër punë e cila ka gjetur praktikën në Mbretërinë e Bashkuar.

Një burrë atje  kalon ditët e tij duke pikturuar fletë prej kartonit për të provuar se sa kohë përzierjet e reja të ngjyrave duhet të thahen dhe të shihen ndryshimet dhe cilësia e tyre.

E shikues me kohë të plotë në platformën “Netflix” është një punë tjetër interesante që paguhet në botë.

Platforma “Netflix” ka punësuar dikë që të shikojë të gjithë përmbajtjen e tyre përpara se të jetë në dispozicion të publikut. Roli i tyre është që të rishikojnë dhe caktojnë secilit program etiketën e tij të saktë, e cila ndihmon shikuesit të gjejnë saktësisht atë që kërkojnë.

Ndërkohë në Japoni, një person paguhet nëse fut sa më shumë njerëz brenda një treni.

Atje punësohen persona për të futur sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në tren duke i shtyrë ata nga jashtë derisa dyert të mbyllen.

Ndërsa, një traditë e pazakontë, por e cila paguhet, është në Azinë Jug-Lindore, ku paguhen njerëz të qajnë me zë të lartë gjatë një ceremonie varrimi, shërbim i cili quhet si vajtues profesionistë.

Një tjetër punë po aq interesante është edhe të jesh shijues i ushqimit për qen. Detyra e testuesit të ushqimit të qenve është të shijojë produkte të reja ushqimore për qen, përfshirë eshtra, mish të konservuar dhe biskota.

Ata e bëjnë këtë për të provuar aromën dhe strukturën në krahasim me markat rivale të ushqimit për qen dhe ushqimin e njeriut.