Qeveria miraton projektligjin për ratifikim të marrëveshjes së huasë mes BE-së dhe Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Marrëveshja e huasë mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare është nënshkruar më 30 korrik. Ky projektligj do të procedohet në Kuvend për miratim. 

“Me miratimin e projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshje, që do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë euro në formë të huas. Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhje me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar