Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Nafta
Fotografi ilustruese

Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur sot pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa anëtare të organizatës kanë bindur tregun që në mënyrë rigoroze të ulin prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës për në nivelin prej 7,7 milionë fuçi në ditë.

Në tregun e Londrës çmimi për një fuçi nafte është rritur me 0,2 për qind në raport me mbylljen e fundit dhe arrinte 45,01 dollarë.

Në tregun amerikan një fuçi tregtohej për 0,05 për qind më shumë se çmimi prej 42,84 dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Çmimi u rrit pasi grupi OPEC-plus ra dakord t’u përmbahej kuotave të përcaktuara të prodhimit të përgjithshëm të naftës në mënyrë që të zvogëlojë furnizimin global dhe kështu të mbështesë çmimet në tregun global të naftës.

OPEC dhe vendet jo anëtare bënë thirrje për vigjilencë të të gjitha vendeve pjesëmarrëse, duke theksuar brishtësinë e tregut dhe pasigurinë e lartë, veçanërisht të lidhur me kërkesën për naftë./ATSh