Rritet eksporti e ulet importi në Kosovë

Fotografi ilustruese

Shteti i Kosovës në korrik të këtij viti ka shënuar deficit më të ulët tregtar në krahasim me korrikun e vitit 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-11.0%), gjegjësisht në vlerë prej 263.7 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 296.4 milionë Eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 13.9%.

Kosova arriti të eksportoj mallra në korrik të vitit 2020 në vlerë 42.6 milionë euro, kruse importoj 306.3 milionë euro, sipas të dhënave të ASK.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtyre shifrave, eksporti ka shënuar rritje për 5.4%, kurse importi për 9.1% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.