SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt, jo kush i pari

Sekretari amerikan për Shëndetësi, Alex Azar, ka reaguar ndaj njoftimit të Rusisë pas aprovimit të “vaksinës së parë në botë” kundër koronavirusit.

“Qëllimi s’është të jesh i pari me vaksinën. Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt dhe efikase”, ka thënë Azar në “ABC”.

Reklama e sponzorizuar

Azar ka thënë se për një vaksinë të sigurt dhe efikase duhet të ketë të dhëna transparente, nga faza e tretë e testimeve.

“Për këtë presidenti Donald Trump po udhëheq një iniciativë historike, me gjashtë vaksina që janë duke u zhvilluar”, ka thënë Azar.

Ai ka thënë se beson që deri në dhjetor do të kenë miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe qindra miliona të tjera më 2021. Sipas tij, dy nga vaksinat janë në fazën e tretë të testimit klinik.

Rusia të martën u bë vendi i parë në botë që aprovoi vaksinën kundër COVID-19. Rusia ka thënë se prodhimi në masë do të fillojë nga shtatori dhe vaksinimi pritet të fillojë në tetor.