Në mungesë të hapësirave të veta, Institucionet Publike në Kosovë shpenzojnë miliona euro, vetëm për të paguar qiranë!
Afro një milion euro shpenzon Ministria e Bujqësisë për qira, për të siguruar hapësira punë për punonjësit e kësaj ministrie!
241 punëtorë të kësaj ministrie, shfrytëzojnë hapësira me qira në vlerë vjetore të 703,560 eurove!
Në një përgjigje të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, bëjnë me dije që kjo ministri shpenzon 58,360 euro në muaj apo në vlerë vjetore 703,560 euro!
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për shfrytëzimin e ndërtesave në pronësi private paguan qiranë mujore prej 58,360.00 euro”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas tyre, në këtë qira përfshihen edhe pagesa për shfrytëzimin e objektit në pronësi private për Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, si dhe zyrat regjionale, që funksionojnë në kuadër të MBPZhR-së.
Ndryshe, 28 mijë e 80 euro për muaj, është çmimi që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural duhet t’ia paguajë kompanisë private “A2 Grup”, për shfrytëzimin e vetëm e një objekti të kësaj kompanie private, në rrugën “Ukshin Hoti” në “Lakrishte” – Prishtinë.