Sot nis ekzekutimi i pagesave 170 euro të Pakos Emergjente për muajt që nuk u paguan

Nga sot nis ekzekutimi i 170 eurove të Pakos Emergjente për muajt të cilët nuk janë paguar.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente.

Ajo në një postim në Facebook ka njoftuar se sot do të nis ekzekutimi të gjitha mjetet. Ministrja ka kërkuar falje që ka pasur vonesa pasi siç tha ajo ka qenë e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit.

Reklama e sponzorizuar