Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, zhvilluan sot një takim virtual me drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan rreth ecurisë e përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti kërkoi nga drejtuesit e TRUST-it që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve janë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.
Ndërsa, ministrja Bajrami u angazhua që procesi të jetë i thjeshtë dhe pagesat të kryhen sa më shpejt, pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami kanë pasur një takim edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët, siç thotë njoftimi) u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.