Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet e urës së Madhe në Kukës në rrugën e Kombit. Kryeministri tregon më shumë detaje duke shkruar se “Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!”
Teksa publikon pamjet e urës së vjetër dhe të re, kryeministri thumbon dhe opozitën, duke thënë se “dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë”.
Dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë?
*** po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270 m dhe lartësi 50m!
Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës për montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator.