Dy pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19.
Njëri është nga komuna e Vitisë (1946), ndërkaq pacientja tjetër është nga komuna e Gjilanit (1937).
Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilan, dr. Ukshin Ismaili.
“Pacienti F.R. (1946) nga Smira e Vitisë, ka qenë e pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje, derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vdekur sot, në orët e paraditës. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thnë Ismaili, për Mediafokus.info.
Anesteziologu kosovar ka njoftuar se edhe dy pacientë të tjerë janë ne gjendje te rëndë (intubuar).