Virigin Atlantic shpall falimentimin

Kompania ajrore Virgin Atlantic ka shpallur falimentimin në SHBA, ndërsa industria botërore e aviacionit është duke ndjerë efektet e pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.

Kompania ajrore me seli në Britani të Madhe po kërkon mbrojtje sipas kaptinës 15 të kodit të bankrotimit në SHBA, që lejon një debitor të huaj të mbrojë pasuritë në vend.

Më herët ka kaluar në administrim edhe Virgin Australia, në prill. Ndërkohë pronari i ri i Virgin Australias, Blain Capital, do të shkurtojë 3000 vende pune.

Reklama e sponzorizuar

Lëvizja e Virgin Atlantic për të shpallur falimentimin vjen më pak se një muaj pasi kompania ka thënë se ka arritur një marrëveshje shpëtimi në vlerë 1.6 miliardë dollarë, për të siguruar të ardhmen përtej krizës së koronavirusit.