Aeroporti i parë në botë që vlerësohet me “5 Yje anti COVID-19”

Turistë të etur për të fluturuar sërish do ta konsiderojnë si destinacionin të tyre të ardhshëm Italinë.

Aeroporti Fiumicino i Romës është bërë aeroporti i parë në botë që fiton vlerësimin – Aeroport me pesë anti COVID-19″ nga Skytrax, një organ vlerësues i industrisë ndërkombëtare të aeroportit, raporton CNN.

Megjithëse Skytrax është më i njohur për renditjen vjetore të aeroporteve më të mira në botë, kriza globale COVID-19 e nxiti organizatën të dalë me një vlerësim të higjienës së aeroporteve, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas një njoftimi nga Skytrax, organizata e bazoi vlerësimin e saj në “një kombinim të kontrolleve të efikasitetit procedural, analizës së vëzhgimit vizual dhe testeve të marrjes së mostrave ATP”.

Aeroporti Fiumicino (FCO), i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar Leonardo Da Vinci, është aeroporti më i ngarkuar në Itali.

Më 1 shtator, aeroporti hapi një qendër testimi të coronavirusit prej 7,000 metrash katrorë, e cila administrohet bashkë me Kryqin e Kuq Italian.

Por jo vetëm testimi i organizuar, i shpejtë, që Skytrax vuri në dukje në rishikimin e tij të FCO. Aeroporti vendosi shenja lehtë të lexueshme në shumë gjuhë, zbatimin e rreptë të veshjes së maskave, staf të pastrimit dhe për efikasitet falë konsolidimit të të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse në një terminal të vetëm për gjurmim më të lehtë.