Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj ka pritur dje në takim përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të cilat janë në interes të bizneseve të vendit, por njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat të cilat e vështirësojnë bërjen e biznesit në vend.
Në fokus të diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar bizneset, si pasoj e saj.
Murtezaj tha se ATK si institucion do të jenë çdoherë në përkrahje të bizneseve, duke u bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi.
Ai vlerësoi lart rolin e OAK në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve, pasi sipas tij, komuniteti i bizneseve është promotor i zhvillimit ekonomik në vend.