Euro pritet të zgjerojë rritjen me 5%, nëse ecën sipas vlerave historike. Valuta po reflekton një trend të Gushtit 2017, kur preku përkohësisht nivelin psikologjik prej 1.2 USD dhe u tërhoq shpejtë prej barrierave të mëdha të opsioneve. Valuta vazhdoi të rritet në 1.25 dollarë brenda 5 muajve. Kjo tregon se rënia e ditë së Martë mund të jetë një pushim i shkurtër dhe euro mund të jetë në kursin për të prekur 1.25 dollarë.
Ekzistojnë ngjashmëri mes lëvizjeve të fundit të euros dhe veprimeve në çmim 3 vite më parë. Të dyja herët, euro u rrit pasi tregtohej poshtë 1.1 dollarë, por marshimi ngeci për shkak të ofertës së lidhur me opsionet. Grafikët javorë dhe mujorë tregojnë për rritje të mëtejshme, ndërkohë që struktura teknike shfaq një ndryshim pozitiv të vrullit. Ndërkohë që korrigjimi në afat-shkurtër mund të jetë i garantuar, perspektiva për të ardhmen është pozitive për euron.
Në të njëjtën kohë, trendi në tregun e kontratave option sinjalizon se investitorët po presin një tjetër valë të dobësimit të dollarit. /ScanTv/