FIQ hap thirrje për grante për të rinjtë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka hapur thirrje për grante për të rinjtë në Kosovë.

Projekti “Ambasadorët e Rinj” ka për qëllim që duke ofruar përkrahje financiare dhe profesionale përmes granteve dhe mbajtjes së trajnimeve, të mundësojë që të rinjtë e moshave 16–25 vjeç përmes  krijimit të grupeve joformale të japin kontributin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë.

Me idetë kreative për projekte e iniciativa të ndryshme, ju do të ndikoni në zhvillimin e komunitetit dhe në përfshirjen e akterëve lokal dhe të komunitetit në përgjithësi, thuhet në thirrjen e FIQ.

Reklama e sponzorizuar

Ky është linku për detajet se si mund të aplikoni: https://kastori.net/listim/aplikim-per-projekte-komunitare/