Ka shkuar në 539 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 mijë e 713.
Rezultati i së mërkurës ka dalë nga testimi i 488 mostrave. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 131 pacientë. Deri tash në Kosovë në total janë shëruar 9923 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3251.