Gratë e Krushës së Madhe, kanë pritur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, deputetin e LDK-së Xhavit Ukaj dhe kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Gjatë këtij takimi, zyrtarët e shtetit u kanë premtuar Grave të Krushës së Madhe mbështetje prej rreth 300 mijë euro.
Format e mbështetjes u lanë të konkretizoheshin në takimin e radhës. Kujtojmë se Gratë e Krushës së Madhe merren me prodhimin e turshive dhe janë mjaft të suksesshme me këtë prodhimtari.