Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se projektet infrastrukturore të parapara në marrëveshjen që Kosova e Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington, kapin vlerën e më shumë se një miliard dollarësh.
Në fillim të mbledhjes së 29-të të Qeverisë, para ministrave të tij, Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është hap i madh drejt asaj finale.
Sipas tij, janë dy çështje kryesore që dalin nga kjo marrëveshje.
“Marrëveshja është një hap i madh drejt marrëveshjes finale përfundimtare. Janë dy elemente kryesore të kësaj marrëveshje e para është pjesa ekonomike, projekte infrastrukturore që në total shkojnë në mbi 1 miliardë dollarë investime. Dhe pjesa politike është njohja nga shteti i izraelit kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetitn e Kosovës”, është shprehur ai.
Hoti tutje ka thënë se vizita në Washington ka qenë e rëndësishme “për të kthyer një vëmendje që ka munguar një kohë”.