Këshilla: 5 hapa për ta ringjallur biznesin në kohën e pandemisë

SSUCv3H4sIAAAAAAAEAJ1Ry27DIBC8V+o/WJyNZBvwI79S9bCGdYJCTIRxqijyvxf8UMm1N2aG3Z3deX1+ZBnpYdKSnLJXRAFrY+bJO/DajoEu8p1Hpb11GkwkI7esCpk8+HnCKWkxWG+NhsCUyUcJHs+hw9vXY/rXhrNDWMVQESRC8oSb5n7lDmrJ/125Pb6PBeGMo3xGb0vi2qFB2NbbPZJCNAyxAsrEICkvOkmhqwbKkLccBVRQFuuUrTW5/nh0t3XrvelDK7QJhllpm1zlYSWYWMASJ3enpR7PSZn1F3QJliE4e0uI0frV+X4IokIEEZasrEVbtExw0dRtzTk5wrTyqlXqdcv3ooPknonH+W4sKFR/1HvyoioZ4zUvNjG9qY5FZGhU2TcgqGKDorytkfYNU1RUg+gYQiV5POPyC4eVX4+nAgAA

Si duhet të veprojnë bizneset pas COVID-19?

Deloitte thotë se kompanitë duhet të përqafojnë ide që bartin një ‘qëllim’ dhe ‘potencial’, me qëllim krijimin e një kulture të fortë dhe elastike në vendin e punës. Në zemër të këshillave të saj për fazën e rimëkëmbjes janë pesë veprime:

1. Reflektoni

Reklama e sponzorizuar

Kjo ka të bëjë me pauzën për të marrë në konsideratë atë që ka funksionuar gjatë krizës dhe atë që ka shkuar keq. Merrni parasysh këshillat nga këndvështrime të ndryshme. Për shembull, ndërsa shumica e stafit në disa organizata kanë punuar nga shtëpia, njerëzit kanë përvoja të ndryshme të asaj që ka funksionuar mirë – dhe mangësive.

2. Përkushtohuni

Kompanitë duhet të rrisin fokusin e tyre në mirëqenien e fuqisë punëtore. Këto përfshijnë shqetësimet fizike, psikologjike dhe financiare – si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi. Gjatë periudhës aktuale ekziston rreziku i dobësimit të fuqisë punëtore, nëse nuk ndërmerren hapa për ta adresuar atë në mënyrë aktive, paralajmëron The King’s Fund, një organizatë mbi politikat shëndetësore.

3. Ri-angazhohuni

Një mënyrë e ‘shkathët’ e punës është bërë normë për shumë biznese – ekipe të vogla që punojnë shumë për problemet urgjente ishte diçka e zakonshme në kulmin e krizës. Tani për të injoruar këtë model duket “pothuajse absurde”, thotë këshilltarja organizative, Elizabeth Doty.

Detyra tani është të sigurohemi që stafi është i kënaqur me bërjen e kësaj mënyre produktive, por nganjëherë përçarëse, për të punuar në një normalitet të ri.

4. Rimendoni punën, fuqinë punëtore dhe vendet e punës

A munden kompanitë të përdorin mësimet e nxjerra nga kriza e shkaktuar prej COVID-19 dhe të përshpejtojnë të ardhmen e punës? Kjo është arritur pjesërisht tashmë: vlerat në rritje të tregut të aksioneve të kompanive Big Tech pasqyrojnë shpejtësinë e boshtit drejt zyrave virtuale. “Ndryshimet që shumë prej nesh parashikuan të ndodhnin gjatë dekadave, në vend të kësaj po ndodhin në harkun e javëve”, thotë Anne-Marie Slaughter, Presidente e Fondacionit Amerika e Re.

Por Deloitte kërkon rimendim më thelbësor, duke u bërë thirrje organizatave të “ndërmarrin rreziqe”. Këto përfshijnë reformimin e strukturës fizike të zyrave, vënien në dyshim të idesë së ndërrimeve të rregullta dhe madje edhe rishikimin se si gjykohet progresi i karrierës.

5. Burimet Njerëzore

“Procesi i rikuperimit mund të mos ketë sukses nëse funksioni i Burimeve Njerëzore nuk përfshin një rol të ripërcaktuar,” thotë Deloitte. Kjo përfshin përqafimin e mundësive të ‘mësimit të shkathët’ – duke ndihmuar stafin të mësojë se si të përdorë mjete të reja shpejt kur kërkohet, për shembull, video konferenca.

Ndërsa pasiguria vazhdon dhe më shumë njerëz punojnë në distancë, Burimet Njerëzore do të kenë gjithashtu një rol vendimtar në ndihmën për të “integruar nevojën e fuqisë punëtore për individualitet dhe përkatësi” me nevojat e bizneseve për “siguri dhe shpikje”.

Me fjalë të tjera – ju duhet të punoni ngushtë me stafin nëse dëshironi të kaloni këtë kohë sfiduese.

Marrë nga: World Economic Forum

Përktheu: Buletini Ekonomik