Kosova është pavarësuar në fushën e energjisë falë votimit të sotëm në seancën e marrëveshjes së kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Operatorëve Elektrikë Evropianë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka njoftuar se pas votimit në marrëveshjen për kyçje mes Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës dhe Rrjetit të Transmisionit të Operatorëve Elektrikë Evropianë, raporton Gazeta Express.
“E kënaqur të shpërndajë lajme të mira: Kosova sapo u bë e pavarur në fushën e energjisë. Faleminderit të gjithë aleatëve dhe shokëve për votimin e suksesshëm në seancën e sotme të marrëveshjes së kyçjes mes Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës dhe Rrjetit të Operatorëve Elektrikë Evropianë. Kosova është gati të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e Grupit Rajonaj të Evropës Kontinentale”, ka shkruar Haradinaj.
Pleased to share great news: #Kosovo just became energy independent!
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 29, 2020
Thanks to all allies & friends for a successful voting session today on connection agreement #KOSTT & @ENTSO_E.
?? stands ready to cooperate with all countries of #ContinentalEuropeRegionalGroup.
THANK YOU