KRU Prishtina paralajmëron borxhlinjtë me dërgim te përmbaruesit

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar konsumatorët që nuk i kanë shlyer borxhet me dërgim te përmbaruesit privat.

Nga KRU Prishtina është thënë se borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë është krijuar borxh mbi dy milionë euro.

“Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, është thënë nga KRU Prishtina.

Reklama e sponzorizuar