Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka vizituar ndërmarrjen publike Infrakos, dhe është takuar me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi tha se Infrakos është një ndërmarrje me perspektivë, mirëpo me probleme financiare.
Kuçi mes tjerash ka thënë se e kanë në dorë edhe një marrëveshje që është obligative.
Por, ai thotë se dita e ditës problemet për mundësitë financiare po zvogëlohen për t’i dalë në ndihmë kësaj ndërmarrje.
“Është një prej ndërmarrjeve vitale e sidomos me perspektivë për të ardhmen, dhe investimet që janë paparaparë nga shumë agjencione evropiane në raport me Infrakosin tregon perspektivën e saj. Mirëpo si shumë ndërmarrje publike, edhe kjo ka probleme financiare dhe ka obligime të ndryshme, ne e kemi në dorë një marrëveshje që është obligative nga ligjet përkatëse, të shikojmë edhe ministrin Abrashi që ndoshta jemi afër për ta nënshkruar dhe që i garanton pjesën operative të Infrakos. Për fat të keq problemet po zmadhohen kurse mundësitë financiare po zvogëlohen, sepse edhe të hyrat për shkak të pandemisë kanë ra”, ka thënë Kuçi
U.D i Kryeshefit ekzekutiv i INFRAKOS, Xhevat Ramosaj, ka thënë se e ka njoftuar ministrin Kuçi për problemet financiare që i janë akomoluar kësaj ndërmarrjeje ndër vite.
“E shfrytëzuam rastin që ministrin ta informojmë mbi gjendjen ekzistuese të Infrakos. Ne veçanti ne e diskutuam çështjen financiare .Ne e diskutuam edhe çështje financiare e nënshkrimit të marrëveshjes pesë vjeçare qe duhet ta nënshkruaj qeveria e Kosovës me Infrakosin për financim”, tha ai.