“Forbes” publikoi klasifikimin e futbollistëve më të paguar në botë në sezonin 2020/21, duke marrë në konsideratë pagat bruto, bonuset dhe të ardhurat nga marrëveshjet e sponsorizimit
Rivalët e përjetshëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë shënuar dekadën e fundit të futbollit botëror, janë në krye të klasifikimit të futbollistëve më të paguar të këtij viti. Fenomeni i Barcelonës është në vend të parë, fitimet e të cilit arrijnë 126 milionë dollarë,
“Pleshti” vendosi të qëndrojë te Barcelona, pasi ndezi shpresat e tifozëve në të gjithë botën për ta parë me një tjetër fanellë. Kontrata e Messit me braugranat kap shifrën 92 milionë dollarë, të cilave u shtohen edhe 34 milionë dollarë nga marrëveshjet e sponsorizimit. Me të ardhurat në sezonin 2020/21, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” do të bëhet sportisti i katërt në botë që fiton më shumë se 1 miliard, duke iu bashkuar Tiger Woods, Floyd Mayweather dhe Cristiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo
Sportisti portugez qëndron në vend të dytë, me 117 milionë dollarë, 70 milionë falë kontratës me Juventus. CR7 fiton më shumë nga marrëveshjet sponsorizuese se Messi, 47 milionë dollarë, falë markës së tij të modës, sponsorëve të shëndetit dhe mirëqenies si Herbalife e Clear dhe sponsorit prej një jete, Nike.
Neymar dhe Mbappe, dyshja e PSG
Pas dy rivalëve të përjetshëm, qëndrojnë dy lojtarë të PSG, Neymar dhe Mbappe, përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt.
Neymar Jr.
Futbollisti brazilian, i cili para pak kohësh nënshkroi një marrëveshje me Puma-n, fiton, nga paga dhe sponosorët 96 milionë dollarë (paga bruto 78 milionë dollarë).
Kylian Mbappe
Kylian Mbappe, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2020, qëndron në vend të katërt, me 42 milionë dollarë, nga të cilat, 28 milionë paga bruto dhe 14 milionë dollarë nga marrëveshjet sponsorizuese.
Dhjetë futbollistët e parë në botë duhet të fitojnë në total, në sezonin e ardhshëm 570 milionë dollarë nga paga bruto, shpërblimet dhe marrëveshjet sponsorizuese. Kjo shifër është rritur me 11% krahasuar me sezonin 2019-20.
Mohamed Salah
Në vend të pestë qëndron sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah. Pagës bruto prej 24 milionë dollarësh i shtohen edhe 13 milionë dollarë nga marrëveshjet sponsorizuese, për një total prej 37 milionë dollarësh.
Paul Pogba
Pas lojtarit egjiptian, qëndron një tjetër futbollist i Premier League, Paul Pogba, i cili fiton në total 34 milionë dollarë (nga kontrata me Manchester United dhe marrëveshjet sponsorizuese).
Antoine Griezmann
Në vend të shtatë, sulmuesi francez Antoine Griezmann, i cili kohët e fundit ka njoftuar ndryshimin e numrit në fanellë, duke u kthyer tek numri 7, që e mbante kur luante me Atletico Madrid dhe Kombëtaren. “Le Petit Diable” fiton në total 33 milionë dollarë, 28 milionë nga Barcelona, 5 milionë nga sponsorët, në veçanti nga Puma.
Gareth Bale AP
Gareth Bale, në vend të tetë, fiton 29 milionë dollarë, nga të cilat 6 milionë nga marrëveshjet sponsorizuese dhe 23 milionë dollarë nga kontrata me klubin e Real Madrid.
Robert Lewandowski
Në vend të nëntë, Robert Lewandowski. Paga bruto e sulmuesit të Bayern Munich është 24 milionë dollarë – 4 milionë janë të ardhura nga marrëveshjet sponsorizuese.
David De Gea AP
Top 10 mbyllet me portierin e Manchester United, David De Gea, i cili fiton po aq sa Lewandowski, por vetëm një milion më pak nga marrëveshjet sponsorizuese.