Miliarda dollarë humbje në industrinë e makinave gjatë pandemisë COVID-19

Kriza e pandemisë COVID-19 i ka kushtuar industrisë së automobilave miliarda dollarë humbje në të gjithë botën.

Kështu thuhet në një studim nga grupi i konsulencës EY, duke shtuar se humbjet e 17 prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë, në tremujorin e dytë të këtij viti arritën në gati 11 miliardë euro, përcjell Telegrafi.

“Vetëm gjashtë prodhues arritën të qëndronin ‘më këmbë’, me kompaninë amerikane të makinave elektrike Tesla, madje duke arritur të regjistronte përmirësimin nga viti në vit, duke e lejuar atë të hidhej në krye të renditjes si prodhuesi më i mirë i automjeteve. Asnjë prodhues automjetesh nuk ishte në gjendje të shmangte rënien e të ardhurave në tremujorin e dytë”, theksoi studimi i EY.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, aksionet e Teslas ranë deri më 13 për qind në tregtinë e ditës së martë pas përjashtimit të kompanisë nga indeksi S&P 500.

Shumë investitorë prisnin që kompania të futej në këtë indeks, veçanërisht pasi pothuajse 400 miliardë dollarë që ka ajo si kapital, ia kalon shumicës së bizneseve të listuara në S&P 500.