Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe një laborator privat për të kryer testime molekulare (PCR) për SARS-CoV2.
Laboratori është në Prishtinë, më saktësisht laboratori “Mikrobioanaliza”. Ky është laboratori i katërt privatë që licencohet për të kryer teste PCR.
Po ashtu MSH-ja ka licencuar edhe një laborator për kryerje të testeve serologjike në Podujevë.