Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues se në cilat raste është e obligueshme bartja e maskës.
Në një tabelë të përgatitur nga CDC-ja (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) janë paraqitur shembuj se ku duhet dhe ku nuk duhet bartja e maskës.
Sipas CDC-së masën mbrojtëse duhet bartur gjatë blerjes së gjërave ushqimore dhe gjërave tjera, gjatë vizitës te mjeku apo farmacisti, gjatë drekës /darkës në një restorant, gjatë vozitjes në një automjet që nuk janë familjarë, gjatë udhëtimit me transport publik dhe gjatë marrjes së ndonjë shërbimi në bankë, postë apo në shërbime të tjera publike.
Ndërkaq nuk është e obligueshme bartja e maskës në shtëpi dhe gjatë vozitjes së automjetit personal me anëtarë të familjes.
Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”.
Ditëve të fundit është raportuar për një rast të një qytetari i cili është dënuar me 35 euro gjobë nga Policia, për mosbartje të maskës në veturë. Prezantimi i këtij manuali ka ardhur pas publikimit të këtij rasti.
https://www.facebook.com/faik.hoti.14/posts/10158700469865816