Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë jo‐aktivitetin e grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit që synon zvogëlimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN
Propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore dhe rezultatet e tij përfundimtare;
Propozim i buxhetit që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat/rezultatet e projektit.
Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastet e OJQ‐ve);
Nëse është relevante, dëshmi e kompetencës dhe përvoja e mëparshme në aktivitetet relevant.
SI TË APLIKONI
Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në grants@d4d-ks.org.Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2020.
Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në info@d4d-ks.org.
Dokumentet për aplikim https://d4d-ks.org/aktivitetet/thirrje-per-aplikim-per-grante-te-vogla-2/