Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimi i agregatëve.
Megjithatë, sipas tyre, ky udhëzim është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë sot se kjo shoqatë nuk është kundër pastrimit të rezervarëve, por kërkohet të zbatohen standardet sikur në BE dhe në vendet e regjionit.
“Vendet e regjionit e kanë rregulluar këtë çështje për pastrim të rezervarëve. Naftëtarët janë të obliguar në rajon të bëjnë pastrimin e rezervarëve në çdo 15 vjet, ndërsa me këtë udhëzim që ka nxjerrë MTI, është na ka obliguar që në çdo tri vjet të bëjmë këtë pastrim që është mjaft e rëndë për naftëtarët. Po ashtu, edhe çmimin e kalibrimit e kundërshtojnë rreptësishtë, sepse është çmim shumë i lartë”, theksoi Berjani.
Naftëtari Agim Behluli ka thënë se gjendja në këtë sektor është e rëndë, sidomos nga pandemia. Për këtë ai ka kundërshtuar këtë udhëzim. Behluli po ashtu ka kërkuar që sa më parë të hynë në fuqi ligji për naftën.
Edhe Tahir Zogaj naftëtarë, ka thënë se janë kundër këtij udhëzimi, pasi në asnjë vend nuk është kjo praktikë për pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet.
“Në çdo vend është prej dhjetë deri në 20 vjet pastrimi”, tha ai.
Në anën tjetër këshilltari i ministrit të MTI, Vesel Krasniqi, Albert Maxhuni theksoi se prej ditës së parë ministri Krasniqi ka pasur në prioritet konsumatorin.
Maxhuni tha se ky vendim ka ardhur vetëm për të mbrojtur konsumatorin.
“Qëllimi i vetëm është që të ofrohet një cilësi sa më e lartë për konsumatorët. Shqetësimet e juaja do t’ia procedojmë në MTI”, tha ai.
Ai po ashtu tha sa i përket ligjit të derivateve, shpejt do të hynë në fuqi./kp/