Inspektorati i Komunë s së Malishevës, bazuar në vendimin e Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të palmës, është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që t’i ndajnë fizikisht produktet që përmbajnë vaj palme në kënde të veçanta.
Kështu ka deklaruar drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati.
Ai ka thënë se inspektorët do të vazhdojnë punën në terren dhe se po merren këto masa pasi MTI-ja ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vajit të palmës.