Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 62 të infektuar të rinj.
Shifra totale e të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 ka arritur në 616, ndërsa e të infektuarve në 15.270.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 528 mostra dhe 62 kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 12.900. Janë 1754 raste aktive.