Pandemia e koronavirusit ka përmbysur dekada përparimi në luftën kundër varfërisë, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Shefi i OKB-së ka thënë se indikatorët tregojnë se për herë të parë pas tridhjetë vjetësh po shënohet ngritje e mjerimit. Disa vende mund të përballen edhe me uri.
Guteres thotë se pandemia po ndikon më së shumti në mesin e grave dhe vajzave, duke u bërë thirrje shteteve të luftojnë këtë dhe të ndihmojnë gratë. Ai ka paralajmëruar edhe për luftë të ftohtë të mundshme ndërmjet Kinës e SHBA-së.