Në 25 javë në jemi kthyer mpraba në kohë, gati 25 vjet, për shkak të pandemisë që ka prekur anembanë botën.
Pandemia Covid-19 ka ndaluar dhe në shumë raste është përmbysur progresi drejt arritjes së objektivave për zhvillimin e qëndrueshmë të Kombeve të Bashkuara, sipas raportit të botuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.
“Tre vitet e para, ne ishim në gjendje të raportonim progresin e qëndrueshëm dhe gradual drejt atyre qëllimeve,” tha Bill Gates.
“Secili prej qëllimeve po shkonte në drejtimin e duhur. Sigurisht, ky vit është ndryshe. Pandemia Covid-19 jo vetëm që ndaloi përparimin, por na çoi mbrapa”, shtoi ai.
Raporti i ‘Goalkeepers 2020’ analizon dëmin që pandemia ka shkaktuar dhe po i bën shëndetësisë, ekonomive “dhe pothuajse gjithçkaje tjetër” dhe argumenton se bota duhet të punojë së bashku për ta kapërcyer atë.
Vaksinimet arritën mbi 80% të fëmijëve në botë dhe parandaluan më shumë se 2 milion vdekje në vitin 2019. Për shkak të Covid-19, mbulimi i vaksinave në vitin 2020 po bie në nivelet e parë për herë të fundit në vitet 1990, thotë raporti.
“Me fjalë të tjera, ne jemi zmbrapsur rreth 25 vjet në rreth 25 javë”, thuhet në raport.
Vaksinat e koronavirusit nuk do t’i japin fund pandemisë nëse nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë.
Një model nga “Northeastern University’, i cili është përfshirë në raport, tregon se 61% e vdekjeve mund të shmangen nëse një vaksinë shpërndahet në të gjitha vendet në proporcion me popullsinë.
Nëse vaksinat shkojnë më parë në vendet me të ardhura të larta, vdekjet do të shkurtohen me vetëm 33%.
Pandemia ka shtyrë pothuajse 37 milionë njerëz nën kufirin e skajshëm të varfërisë në vitin 2020, me nivelin e varfërisë ekstreme që rritet me 7% në vetëm disa muaj.
Rreth 68 milionë njerëz kanë rënë nën kufirin e varfërisë në vendet me të ardhura të ulëta, sipas raportit./CNN