Parlamenti Evropian votoi në favor të caktimit të të ardhurave të reja nga taksat e Bashkimit Evropian për të shlyer huazimin e përbashkët të bllokut prej 750 miliardë eurosh (888 miliard dollarësh) për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19.
Ligjvënësit votuan 455 vota pro dhe 146 kundër, me 88 abstenime, për të futur burime të reja të të ardhurave – të ashtuquajturat “burime vetanake” – në buxhetin e BE-së që duhet të mbulojë të paktën kostot në lidhje me planin e rimëkëmbjes, raporton reuters.
Ato mund të përfshijnë një taksë mbi plastikën e ricikluar dhe mbi mallrat e importuara në BE nga vendet me standarde luftimi më pak ambicioze për ndryshimin e klimës.
Gjithashtu në shqyrtim është taksimi i gjigantëve digjitalë dhe shtrirja e një skeme tregtare të emetimeve të CO2 në sektorët detarë dhe aviacionit.
Udhëheqësit shpresojnë që fondi i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh dhe buxheti i tij i lidhur me 1.1 trilionë euro 2021-2027, do të ndihmojë në riparimin e recesionit më të thellë të kontinentit që nga Lufta e Dytë Botërore pasi shpërthimi i coronavirusit mbylli ekonomitë. /Telegrafi/