Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shënuar 50 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa raportohet edhe për pesë të vdekur në 24 orët e fundit.
“Janë shëruar edhe 117 pacientë të tjerë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 11.150. Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.