Qeveria Hoti i merr 16.4 milionë euro nga fondet e AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka miratuar Propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën e 16.4 milionë eurove, përcjell Buletini Ekonomik.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e tyre të rregullt me ç ‘rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.

Në këtë takim Bordi i drejtorëve të AKP-së shqyrtoi dhe aprovoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 16.4 € Milion.

Reklama e sponzorizuar

Bordi gjithashtu u informua mbi çështjet e Auditimit, si dhe morri vendim mbi themelimin e grupit të punës për harmonizimin e akteve nënligjore.Veç kësaj Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të disa aseteve të NSH-ve.

Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për njoftim për Raportin Përfundimtar për GJI136 Kooperativa Bujqësore “Bujku” me seli në Kosinë – tutje bordi aprovoi Raportin e Shpërndarjes Përfundimtare për NSH PEJ186 Des Bratsvo (në likuidim) NSH MIT014 Fabrika e plastikes (në likuidim), aprovoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të NSH GJI013 K.B 1 Maj (në likuidim) për aprovimin e Raportit të Shpërndarjes së Pjesshme. /Buletini Ekonomik/